AKTUALITET, 24 Shkurt 2019, 20:01

“Nuk ka kthim prapa”, banorët e Astirit paralajmërojnë Ramën: Do të tërheqim zvarrë, nëse...

“Nuk ka kthim prapa”, banorët e Astirit

“Nuk ka kthim prapa”, paralajmërojnë banorët e Astirit: Ose qeveria ose ne do t’a paguajë me gjak

Banorët e Astirit kanë dalë sërisht në protestë duke bllokuar edhe rrugën nga kur kërkojnë anullimin e projektit të Unazës së Madhe sepse sipas tyre, është korruptiv dhe dëmton banesat e tyre.

Protestës së tyre i është bashkuar si çdo mbrëmje edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu nga ku kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës sepse sipas tij, qytetarët shqiptarë kërkojnë të zbatohen të drejtat e tyre me një sistem demokratitk.

“Nëse nuk e bëjnë sot, nëse ti vazhdon të talllesh me qytetarët e këtij vendi, në mos sot nesër do të tërheqin zvarrë, ndaj të bëj thirrje të mos luash me durimin e tyre”, – u shpreh Balliu.

Ai paralajmëroi se qytetarët shqiptarë do të vendosen çdo të enjte përpara Parlamentit deri në rrëzimin e qeverisë. Balliu ju bëri bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e ditës së enjte.

Ndërkohë nga ana tjetër, banorët thanë se nëse qeveria e ka anulluar projektin le të vërë ndriçimin dhe të mbjellë pemët. Ata u shprehën se janë të vendosur për të vijuar protestën deri në anullimin e projektit dhe rrëzimin e qeverisë.

Banorët u paralajmëruan se nuk do të ketë kthim prapa, duke thënë se projekti i Unazës të Madhe do të zbatohet vetëm nëse njëra palë, ose ata që drejtojnë shtetin ose ata vetë e paguajnë me gjak.