SPORT, 15 Gusht 2020, 16:14

Kapsolla, ofendime dhe banderola thumbuese, si u prit Barcelona nga tifozët

Kapsolla, ofendime dhe banderola thumbuese, si u prit Barcelona nga tifozët

Barcelona është kthyer në Katalonjë, pas humbjes turpëruese në Champions League kundër Bayern Munich. Rezultati 8-2, sigurisht ka sjellë shumë kontestime të tifozëve.

Disa prej tyre kanë menduar të dalin të presin ekipin, teksa nuk mungojnë as banderolat ngacmuese. “Drejtues, lojtarë, turpi më i madh në 121 vite histori”, shkruhen në njërën banderolë, ndërkohë që në një tjetër thuhet: “Më pak luks dhe më shumë punë”.

Sikurse raportojnë mediat në Spanjë, vetëm një tifoz i është afruar lojtarëve për t’i kritikuar. Nuk munguan ofendimet, por edhe kapsollat e tifozëve në momentin që lojtarët u larguan.

https://twitter.com/mundodeportivo/status/1294625689623298048?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1294625689623298048%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fkapsolla-ofendime-dhe-banderola-thumbuese-si-u-prit-barcelona-nga-tifozet%2F