AKTUALITET, 1 Tetor 2019, 21:34

617 kg kokainë në Brazil/ Ja si ish-ministri tallet me Policinë e Shtetit

Pas aksionit të policisë braziliane, ku u sekuestruan mbi 617 kg kokainë e pastër, me destinacion Europën dhe Shqipërinë, vjen reagimi i ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish ministri ironizon Policinë e Shtetit, e cila pas çdo operacioni që zhvillojnë homologët e saj jashtë vendit dhe ku janë të përfshirë shtetas shqiptarë apo Shqipëria, del në konferenca për shtyp për ta adresuar suksesin te veja.

“600 kg kokainë e pastër u kap në Brazil nën drejtimin e policisë së Elbasnait. E pres një reagim të tillë”, shkruan Manjani.