AKTUALITET, 19 Tetor 2020, 13:41

“Është përgjegjës për jetën e naftëtarëve”, Basha: Rama t’i vërë gishtin kokës

“Është përgjegjës për jetën e


Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një konference nga selia blu ka prezantuar platformën anti-korrupsion.

“Çdo person i PD është në dispozicion të drejtësi për gjithçka. Nga unë i pari deri tek një anëtar i thjeshtë i PD”, tha Basha.

I pyetur për grevë e naftëtarëve si edhe reagimin e kryeministrit Rama, Basha tha se është përgjegjës për jetën e çdo naftëtari dhe se situata duhet të zgjidhet menjëherë.

“Kjo është diçka e tmerrshme. Të mos pranosh negociata me njerëzit të cilat ia ke premtuar. Nuk negociohet me terroristët dhe të mos negociosh me naftëtarët!?

16 rroga i ka premtuar, por vetëm premtime të pambajtura. Tani thotë nuk negociojë, por me kë? T’i vërë gishtit kokës, për çdo jetë të çdo grevisti aty është përgjegjës”, deklaroi Basha.

Basha është pyetur edhe për përzgjedhjen e kandidatëve duke theksuar sërish se procesi është i hapur dhe transparent teksa deklaroi se çdo kandidat duhet të plotësojë kushtet.

Lideri opozitar tha se PD nuk ka për t’i zhgënjyer shqiptarët pasi do të sjellë njerëz me një qasje të re ndaj politikës sidomos në këtë kohë krize.