AKTUALITET, 19 Tetor 2020, 13:33

“Kandidatët për Kushtetuesen u publikuan”, Yuri Kim: KED të veprojë shpejt, gjykata të ngrihet deri në fund të vitit

“Kandidatët për Kushtetuesen u publikuan”, Yuri Kim: KED


Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim mbetet vigjilente sa i përket plotësimit të vakancave në sistemin e drejtësisë.

Kim e ka ndalur vëmendjen kësaj here te Gjykata Kushtetuese, duke thënë se tani që Presidenca dhe Kuvendi i publikuan listat e kandidatëve, i takon Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt dhe të gjykojë kandidatët, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë ngritur brenda këtij viti.

Postimi i plotë:

Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer.

Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët.

Flamuri i Shqipërisë duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit.