TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas rasteve me Covid 19 të një ditë më parë është mbyllur zyrtarisht Gjykata e Elbasanit.
Nga 14 raste që u shënuan ditën e djeshme në Elbasan, katër prej tyre ishin punonjëse të gjykatës së shkallës së parë.
Katër të prekurat në gjykatën e Elbasanit janë kancelarja, përgjegjësja e zyrës me qytetarët, dhe dy sekretare.
Mësohet se edhe tre gjyqtarë janë karantinuar pas zbulimit të katër rasteve të djeshme ndërsa u është marrë tamponi disa punonjësve të tjerë dhe pritet përgjigja e tyre.
Mes 14 rasteve që u zbuluan dje në Elbasan, tetë ishin mësues, dy punonjës të Drejtorisë së Policisë në Elbasan dhe katër punonjëse të gjykatës duke u përhapur frikshëm në institucione.