TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Naftëtaret kanë reaguar pas komunikimit të kryeministrit Edi Rama, i cili bën thirrje të heqin dorë nga greva dhe të ulen të bisedojnë, ata janë shprehur se pranojnë të flasin, por nuk do ta ndërpresin grevën.
“Të na japë një letër, të na hedhë në bankë rrogat tona që kemi fituar me gjyq, pastaj ulemi e negociojmë. Ai gënjen gjithmonë është bërë si “nastradini”, u shpreh një prej grevisteve.
Naftëtarët kanë shprehur gatishmërinë për të biseduar, por në kushtet që greva e urisë të vazhdojë.
Po ashtu ata shpresojnë se do të ketë një solidaritet nga ana e ambasadores Yuri Kim, pasi pavarësisht se iu drejtuar ministres së Energjetikës apo grave në politikë, nuk morën një përgjigje.