TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në konferencë për të publikuar të tjera prova për atë që ai e quan grusht shteti nga qeveria.
Në fjalën e tij hapëse tha se kryeministri Edi Rama është ideatori dhe ekzekutori i këtij grushti shteti dhe do jetë ai që do mbajë përgjegjësi para popullit shqiptar.
“Prova të reja të përpjekjes së gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final për kurorëzimin e grushtit të shtetit, ju e dini që është marrë iniciativë nga disa deputetë gjoja të pavarur, por kjo është zbatim i programit politik të këshillit të ministrave e kanë marrë nga don doni.
Provë tjetër që është kryeministri ideatori, frymëzuesi dhe ekzekutori, e ai do jetë përgjegjësi i parë dhe i drejtpërdrejtë që do vijë pas triumfit të grushtit të shtetit dhe do vijë patjetër”, tha Meta.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/501858024065891/