AKTUALITET, 19 Shkurt 2020, 10:34

Falsifikim dokumentash dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohen dy persona

Falsifikim dokumentash dhe drejtim mjeti pa leje, arrestohen dy persona


Policia Kufitare ka arrestuar shtetasen në kërkim Sh.A., 26 vjeçe, banuese në Fier.

Ajo është ndaluar nga policia pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë "Arrest në burg" në vitin 2017.

Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.P., 44 vjeç, banues në fshatin Borsh.

Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Sarandë-Borsh, pasi ky shtetas u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi përkatës.