TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot armë zjarri e një sasi droge, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Ç, 32 vjeç.
Të njëjtat burime thanë se gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën të riut një i pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak si dhe 20 doza me kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.