TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ervin Salianji, në një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është shfaqur optimist, për rezultatin e opozitës në Korçë. Salianji tha se opozita mund të marrë mandatin e gjashtë në Korçë dhe se LSI është ajo që po lufton për këtë mandat.
Ai deklaroi gjithashtu se, në fund të procesit të votimit opozita do të konfirmohet fituese e zgjedhjeve.
Pjesë nga biseda:
Ervin Salianji: Ëshët një rezultat spektakolar. Jemi 3000 vota para PS si koalicion. Kemi rekuperuar më shumë se 7 mijë vota. Kemi rikthyer në PD shumë lagje që nuk i kemi patur më parë. Me numërimin e të gjithë kutive, besoj shumë dhe jam i bindur që mandate i 6 i PS do të kalojë tek opozita. Ka patur një taktikë elektorale nga PS, duke vonuar zonat që tradicionalisht kanë votuar për PD. Jemi në rekuperim të plotë të të gjithë diferencës që kishim me PS.
Arjan Çani: Në të gjitha rastet, edhe sikur rezultati të dalë i ngushtë, a mendon se duhet të ketë një përmbysje të gjërave në PD dhe Basha të largohet?
Ervin Salianji: Mendoj se PD në fund të procesit do të jetë fituese.
Arjan Çani: Flasim nëse është humbëse?
Ervin Salianji. Nuk flasim dot me nëse. Po ju them të dhëna konkrete për qarkun e Korçës.
Ylli Rakipi: Jeni njeri i rëndësishëm i PD. Ne po flasim për rang republike.
Ervin Salianji: Ka patur në fillim 77 mandate PS, ndërkohë po bie. Ka një trend në rënie, për shkak të taktikës elektorale që ka përdorur, për të bërë presion psikologjik.
Arjan Çani: Rezultati në Kolonjë si është?
Ervin Salianji: Këtë herë PS nuk ka diferencën për 3 mijë vota, por 1100. PD ka një rritje të votave të veta. Edhe aty ku tradicionalisht votohet për PS, ka një rritje tonën.
Ylli Rakipi: Fasha ku vendoset rezultati, është Tirana dhe Durrësi. Keni informacion për Tiranën? Spiropali deklaroi 19 mandate.
Ervin Salianji: Është 30% e votave të numëruara në njësinë 9. Nuk janë numëruar gjysma e njësive në Kamzë, apo në shumë zona të tjera. Padiskutim do të ketë përmbysje të rezultatit dhe fitore të opozitës.
Klodian Tomorri: Ju thoni me shumë gjasa mandati i Korçës do ti kalojë opozitës. Sipas KQZ, kur janë numëruar 340/427, LSI është tek 7% në nivel qarku. Ju thoni duhet 1% shtesë dhe besoni se mund ta marrin. Cilat janë zonat që kanë mbetur pa u numëruar në qarkun e Korcës?
Ervin Salianji: Bashkia Maliq dhe Pogradec, gjysma e kutive në këto bashki. LSI ka patur rezultat të lartë atje në zgjedhje të kaluara. Ne kemi rikuperuar njësi administrative që nuk i kemi patur prej kohësh. Jemi shumë afër marrjes së mandatit të gjashtë.
Arjan Çani: Le ta themi një gjë, nuk është faji i Ervinit. Ndoshta publiku habitet kur dëgjon që këta thonë do të fitojmë. Këta nuk e thonë sepse numërimi vazhdon.
/TPZ.al/