TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po viziton sot verilindjen e Greqisë, ku ndodhet një komunitet i turqve etnikë.
Erdogan do të takohet me besimtarët në një xhami në Komotini si edhe me liderët lokalë turq atje.
Zyrtarët grekë do të ndjekin me vëmendje të gjitha deklaratat e Erdoganit, i cili i kërkoi presidentit grek, Pavlopulos rishikimin e Traktatit të Lozanës, i nënshkruar në vitin 1923, që përcaktoi kufijtë territorialë të Turqisë moderne.
Në Thrakinë Perëndimore ka rreth 100 000 shtetas grekë të besimit mysliman, pjesa më e madhe turq etnikë, por edhe pomaksë, thënë ndryshe myslimanë me origjinë sllave.
Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos dhe kryeministri Aleksis Cipras përjashtuan dje mundësinë e rinegociimit të Traktatit të Lozanës.