TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i "Nisma Thurje", Endri Shabani, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV. Ai shpjegoi ambiciet e partisë që drejton, duke thënë se në parlament do të ndërmarrë një sërë nismash ligjore, për të adresuar problemet e vërteta të qytetarëve.
"Nevojitet cmontimi i kapjes së shtetit. Kjo bëhet përmjes ligjeve dhe ndërgjegjësimit të njerëzve. Kjo është dy palëshe. Ne presim të vijë një hero të na zgjidhë hallet tona dhe nuk e shohim tek mobilizimi i një pjese të shoqërisë ndryshimin.
Ne duam që kur të shkojmë në parlament, të ngrejmë dy komisione hetimore, të vojmë përpara 33 projektligje...
Ajo që duam të rrëzojmë ne, është edhe ajo që përfaqësohet tek opozita. Unë nuk besoj që ajo që propozon Basha është alternativë. Ajo që propozojmë ne nuk ofrohet në tregun politik. Basha ofron zëvendësimin e Ramës me Bashën.
Kemi vendosur të mos kemi në koalicionin tonë, njerëz që kanë qenë në pushtet", tha Shabani.
Ai deklaroi se pritshmëria e "Nisma Thurje" në këto zgjedhje, është hyrja në parlament.
"Pritshmëritë tona janë të thyejmë mitin që këtu nuk ja del askush. E dyta të futemi në parlament, të flasim për problemet e qytetarëve, për probleme e vërteta të njerëzve.
Të zëvendsojmë kriminelët, analfabetët, njerëzit me diploma të falsifikuara", tha ndër të tjera Shabani.
/TPZ.al/