TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristiano Ronaldo dhe goli ende nuk janë takuar në golin, edhe pse pritshmëritë kanë qenë shumë të mëdha. Gjithsesi shumën shpejt do të vijë dhe goli i parë, por vëmendje së fundmi ka tërhequr dhe paga e lojtarit. Plot 31 milionë euro është shifra që përfiton 31-vjeçari në Torino. Vërtetë shumë e madhe, por duke e krahasuar me skuadrat e tjera, është një shifër që nuk arrihet nga 10 prej skuadrave që garojnë në Seria A.
JO vetëm kaq, por ka nga ata klube që në total nuk i paguajnë lojtarët e tyre sa gjysma e pagës së CR7-ës. Empoli harxhon vetëm 16 milionë euro për rrogat e lojtarëve të tij. Vërtetë një habi e madhe!
Spal dhe Kievo harxhojnë 21 milionë euro, ndërsa Frozinone 1 milion më shumë. Më pas Vjen Parma (23) dhe Udineze (26), Atalanta (27), Xhenpoa dhe Kaljari me nga 29 milionë dhe Sasuolo me 30 milionë euro në sezon.Ronaldo është perandori i Seria A sa i përket pagave!