TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paçka se e vogla Ariana Grande me zë të madh dhuroi një super performancë të ndjerë të “(You Make Me Feel Like) A Natural Woman” gjatë ceremonisë në nder të Aretha Franklin, gjithë vëmendjen e mori fustani i saj.
Siç mund ta shihni, këngëtarja zgjodhi një fustan të zi të shkurtër, të ngushtë në pjesën e belit dhe më të hapur në pjesën e poshtme. Menjëherë sapo fotot u bënë virale, njerëzit në internet nisën të kritikonin 24-vjeçaren për mungesë respekti dhe klasi nisur nga fustani rreth 1 pëllëmbë (ose më tepër) sipër gjurit…
…më i shkurtër ose të paktën aq sa gjatësia e flokëve të kapur bisht.
“Më vjen keq për Ariana Grande-n, por fustani i saj është shumë i shkurtër për të marrë pjesë në një funeral”, shkruan dikush.
“Bishti i flokëve të Ariana-s është më i gjatë se vetë fustani i saj”, ironizon dikush tjetër shkruan anabel.
“Si mundi të hynte në kishë Ariana Grande e veshur me atë fustan.”
“Ok, jam dakord që ti je Ariana Grande, por je në FUNERALIN E MBRETËRESHËS SË MUZIKËS SOUL. KI PAK KLAS.”