TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një atentat ka ndodhur sot në Burrel, ku mësohet se i plagosur është një 70-vjeçar. I plagosur është Shemsi Shema, por që njihet dhe me mbiemrin Bardhi dhe ka qenë ish-drejtor ujësjellësi disa vite më parë.
Shema ka qenë duke hyrë në banesë, në një pallat në Burrel, por aty i kanë dalë disa persona të maskuar dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë.
70-vjeçari mësohet të kenë marrë disa plumba dhe tashmë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë pasi ka mbërritur ambulanca në vendin e krimit, ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk nuk dihet motivet e këtij krimi, pasi as policia në njoftimin për mediat nuk saktëson asgjë. “Rreth orës 19.30, dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi Sh.Sh, rreth 70 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin për shtyp të uniformave blu.