TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shiste drogë në Scicli, duke tërhequr vëmendjen e policisë lokale të Tenenzës (Itali).
Artur Lecini, një 20-vjeçar shqiptar banues në Scicli për vite me radhë, u arrestua dhe ndodhet në paraburgim për trafikimin e drōgës.
Ardhja dhe shkuarja e klientëve nga shtëpia e të riut, tërhoqën vëmendjen e policisë, derisa mbrëmjen e shkuar 20 vjeçarit iu krye një kontroll personal dhe shtëpiak.
Gjatë kërkimeve të policisë u bë e mundur gjetja e rreth 100 gram kōkainë të pastër dhe rreth 20 gram mārihuanë.
Droga, e cila u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet analizave të mëvonshme, do të kishte dhënë mbi pesë mijë euro në sheshin e drōgave.
I riu, tashmë i ngarkuar me precedentë specifikë, u arrestua dhe u dërgua në burgun e Noto.