AKTUALITET, 22 Maj 2020, 16:50

Lufta ndaj koronavirusit/ SHBA i jep Kosovës 500 mijë dollarë

Lufta ndaj koronavirusit/ SHBA i jep Kosovës 500 mijë dollarë

SHBA ka vendosur të ndihmojë Kosovën me 500 mijë dollarë në luftën ndaj COVID-19. Kosova ishte vendi, i cili e priti i parafundit COVID-19 dhe duket se po e mposht, pasi vetëm në 24 orët e fundit ka pasur një rast.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett.

SHBA i është gjendur pranë si çdo vendi tjetër partner në Ballkanin Perëndimor. Kujtojmë se, SHBA i dha pak ditë më parë 900 mijë dollarë, që e çuan në dy milionë dollarë totalin e ndihmës ndaj Shqipërisë në luftën ndaj COVID-19.