AKTUALITET, 22 Maj 2020, 17:45

Platforma me 14 pika e Presidentit Meta, reagon ambasada amerikane

Platforma me 14 pika e Presidentit Meta, reagon ambasada amerikane

Ambasada Amerikane konfirmon për Euronews Albania se e ka marrë platformën me 14 pika të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për integrimin. E pyetur nga Euronews Albania, selia diplomatike më e rëndësishme në Tiranë sqaron se është duke i shqyrtuar propozimet e Presidentit.

Platforma e Presidentit Ilir Meta bën thirrje për arritjen e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për reformat më të rëndësishme në vend dhe integrimit në BE. Platforma prej 14 pikash e propozuar nga kreu i shtetit ndalon në disa çështje, që nga miratimi me konsensus i reformës zgjedhore, tërheqja e mazhorancës nga paketa antishpifje, e deri tek çështjet që lidhen me drejtësinë. Pikërisht pikat që kanë të bëjmë me reformën në drejtësi kanë shkaktuar dhe reagim të fortë.

Kryeministri Edi Rama pas një deklarate të bërë sot nga Presidenti lidhur me platformën për integrimin, reagoi duke thënë se deri tani nuk ka marrë asnjë propozim nga Meta.