TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siç shikoni dhe nga pamjet, aty në Derven, ku të shtunën u gjet makina e djegur e brenda saj një burrë i karbonizuar, shumë detaje janë lënë pas. Makina është larguar nga policia dhe grupi hetimor po merret me identifikimin e viktimës. Paraprakisht dyshohet të jetë shtetasi Xhavit Osmanit nga Pestova e Vushtrrisë.
Zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti u ka thënë mediave vendase se më 4 Maj, familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njejtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë. Kurse burime të policisë shqiptare treguan se Xhavit Osmani, 60 vjeç, disa ditë më parë ka hyrë bashkë me mjetin e tij nga Morina.
Ka dyshime që burri mund të jetë ekzekutuar më parë dhe më pas makina bashkë me trupin e tij u dërguan në vendin ku dhe i është vënë flaka. Gjasat janë për një hakmarje nga ish-miqte e kosovarit në Fushë-Krujë.
Një zyrtar i policisë i tha ABC News, që vendasit e njihnin Osmanin si pronar të një lokali me muzikë, në të cilin punojnë dhe vajza nga zona, ku u gjet makina e djegur. Kështu të paktën e njohin kosovarin në Fushë Krujë. Megjithatë pritet ADN dhe ballafaqimi me familjarët për të saktësuar zyrtarisht nëse viktima është Xhavit Osmani, apo jo./abcnews.al