TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai i ndërronte shpesh numrat e celularit, por në këtë rast nuk e beri. Policia Shqiptare, e cila po përgjonte familjen e Arbër Çekajt në kryeqytet, i çoi të dhënat e kësaj telefonate tek autoritetet gjermane. Këto të fundit nëpërmjet kodit “IMEI”, arritën të gjenin vendin ku ishte Arbër Çekaj bashkë me bashkëshorten e tij, në një krahinë të Dyserdolfit.
Pikërisht ky “gabim” bëri që të arrestohej pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’, ku në kontenierin e ardhur nga Ekuadori u gjetën 613 kg kokainë.
Për të identifikuar Çekajn, në Gjermani kanë shkuar edhe dy oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për personin kryesor të shpallur në kërkim, për sasinë prej 613 kg kokainë të zbuluar në Maminas në 28 shkurt.
Në Gjermani, Arbër Çekaj mbante një dokument identifikimi me mbiemrin e bashkëshortes së tij, Jansen. Me këtë dokument ai ka udhëtuar edhe drejt Holandës.
Tek autoritetet gjermane tashmë ka mbërritur edhe dosja e Arbër Çekajt dhe pritet që procedura e ekstradimit të zgjasë 40 ditë. Deri më tani për sasinë prej 613 kg kokainë janë arrestuar Administratori i kompanisë ‘Arbri Garden’, Donaldo Lushaj, dhe shoferi që mori ngarkesën me banane, Armando Pezaku.
Kokaina ishte fshehur në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit me banane dhe u zbulua nga skaneri në Portin e Durrësit.