TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pronar magazinë është arrestuar nga policia e Korçës, pasi kishte përshtatur ambientin për kultivimin e bimëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasi Robert Naslazi, ndërsa në kërkim us hpall përduriesi i magazinës, shtetasi Vasil Xheli. Ndërkohë në gjendje të lirë është proceduar përgjegjësi i OSHEE, Robert Renja.
Policia thotë se magazina ishte përshtatur me llamba, duke vjedhur energjinë elektrike. Përdoruesi i këtij ambiente, sapo ka pikasur policinë që shkoi për kontroll, i vuri zjarrin ambientit të brendshëm.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. N., 69 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” kryer në bashkëpunim, shpallën në kërkim shtetasin V. Xh., 35 vjeç, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe filluan procedimin penal për “Shpërdorim detyre” ndaj shtetasit R. R., 58 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës pranë OSHEE Korçë).
Shtetasi V. Xh., kur ka konstatuar në afërsi të magazinës në pronësi të shtetasit R. N. dhe në përdorim nga ana e tij, shërbimet e Policisë që kishin shkuar për të ushtruar kontroll pas informacioneve të grumbulluara se kjo magazinë mund të ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike dhe për t`i marrë deklaratë këtij shtetasi në lidhje me një ngjarje tjetër, 35-vjeçari i ka vënë zjarrin ambienteve të brendshme të saj, me qëllim që të eliminonte provat materiale dhe është larguar nga vendngjarja, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar”, thotë policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë, forcat e Policisë konstatuan vjedhje të energjisë elektrike dhe gjetën të montuara disa pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se mund të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga këto struktura u procedua penalisht edhe përgjegjësi i OSHEE-së, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në këtë magazinë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.