TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga dita e sotme ka nisur faza e dytë e fiskalizimit, por për Partinë Demokratike kjo është një “gjobë” e vendosur nga qeveria e Ramës ndaj bizneseve të vogla.
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku thotë se fiskalizimi nisi si një tender korruptiv që u vodhi taksave të shqiptarëve 16 milionë euro dhe po vazhdon si një proces që do t’i marrë bizneseve e më tej edhe shqiptarëve të ardhura të tjera.
“Tashmë kushdo që do të shesë qoftë edhe një shishe uji do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro në vit çdo biznesi. Bizneset e vogla, kioskat në rrugë apo lokalet e vogla që sot mezi po gjallërohen nga pandemia dhe ndihma e munguar ekonomike do përballen me shpenzime shtesë”, shkruan Tabaku.
Sipas Tabakut, ndërkohë që bizneset e vogla, mezi po marrin veten nga pandemia, tani duhet të përballen edhe me shpenzime shtesë.
Postimi i plotë:
Sot nis “gjoba” Rama ndaj bizneseve te vogla – fiskalizimi
Fiskalizimi nisi si një tender korruptiv që u vodhi taksave të shqiptarëve 16 mln euro dhe po vazhdon si një proces që do t’i marrë bizneseve e më tej edhe shqiptarëve të ardhrua të tjera.
Tashmë kushdo që do të shesë qoftë edhe një shishe uji do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro ne vit cdo biznesi.
Bizneset e vogla, kioskat në rrugë apo lokalet e vogla që sot mezi po gjallohen nga pandemia dhe ndihma e munguar ekonomike do përballen me shpenzime shtesë.
Nuk kam parë në asnjë vend të Ballkanit Perëndimor apo dhe Evropës ku u zgjidh qesja e ndihmave të shtetit, që të nisë “normaliteti” përmes taksave apo kostove të tilla.
Shqipëria është vendi i vetëm ku biznesi që mezi po merr veten nga kriza ekonomike të taksohet.
Kjo është hipokrizia e Ramës, njeriu që hiqej si miku bizneseve por që është armiku numër një i tyre.