AKTUALITET, 1 Korrik 2021, 13:27

OBSH: Rritet me 10% numri i infektimeve me koronavirus në Europë

OBSH: Rritet me 10% numri i infektimeve me koronavirus në Europë

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Europën, Hans Kluge, tha sot se numri i rasteve të reja me Covid-19 ishte rritur me 10% në rajon javën e kaluar, për shkak të lehtësimit masave të udhëtimit , pas një rënie të infeksioneve prej 10 javësh.

Në fakt, Klugge paralajmëroi se Europa do të përballej me një valë të re të epidemisë së koronavirusit nëse qytetarët nuk respektojnë rregullat.