AKTUALITET, 1 Korrik 2021, 14:22

Velipoja, Ademi akuzon qeverinë: Kur plazhet i administroi pushteti vendor, nuk pati ngjarje tragjike

Velipoja, Ademi akuzon qeverinë: Kur plazhet i administroi pushteti vendor,

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, akuzoi qeverinë se po pengon sezonin turistik në Velipojë duke sjellë si fakt se sot, kur data shënon 1 korrik, vetëm katër kontrata janë nënshkruar për stacionet e plazhit.

"Gjatë katër viteve të administrimit nga qeverisja vendore e zonave turistike bregdetare, nuk ka patur asnjëherë ngjarje të rënda e tragjike si ato që ndodhën," vërejti Ademi për mediat.

E pyetur sot për situatën e krijuar në zonat turistike bregdetare nga Policia e Shtetit, kryebashkiakja e Shkodrës tha:

"Deri në këto momente, janë nënshkruar vetëm katër kontrata për stacionet e plazhit, duke penguar mbarëvajtjen e sezonit turistik në Velipojë.

Si ka qenë dhe është cilësia e një shërbimi, kjo verifikohet në bazë të performacës dhe po sjellim në vëmendje vetëm dy indikatorë.

Në këtë periudhë të sezonit, duhej filluar me monitorimin e zbatimit të kontratave, ndërsa akoma nga Ministria e Turizmit dhe agjensitë, sivjet nuk janë firmosur akoma.

Gjatë katër viteve të administrimit nga qeverisja vendore e zonave turistike bregdetare, nuk ka patur asnjëherë ngjarje të rënda e tragjike si ato që ndodhën.

Jo vetëm dëmtohen bizneset në pikun e sezonit, por edhe imazhi publik i zonave turistike," përfundoi Ademi.