TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga afrimet e reja në Kombëtare, ishte edhe Klaus Gjasula i cili luan me maskë në kokë dhe ka zbuluar të vërtetën e dëmtimit që e ka detyruar të jetë me maskë. Në një prononcim për “RTSH”, ai u shpreh se Kombëtarja mund të fitojë edhe në Turqi.
“Ndihem mirë që fituam pas humbjes në Francë dhe pas një muaji kemi dy ndeshje të rëndësishme. Duhet stërvitje e fortë për ato ndeshje. Është ndeshje e vështirë me Turqinë por po të luajmë si sot me ofensivë të fortë dhe më pak gabime në mbrojtje, mund të fitojmë edhe atje.
Maska? Kam thyer një kockë në kokë dhe e vura atë. Kur e hoqa, më ra një portier sërish te vendi i dëmtuar dhe vendosa ta mbaj gjithmonë.
Jurgen Gjasula? Vëllai im është shumë i mirë dhe jo se është vëllai im. Ka shumë talent por nuk i ka ecur me Kombëtaren. Dua të ndihmoj skuadrën tani që erdha këtu”, tha Gjasula.