AKTUALITET, 20 Janar 2020, 13:54

EMRAT/ 32.5 kilogram kanabis, Prokuroria kërkon “burg” për të arrestuarit, mes tyre vëllai i ish-Shefit të Qarkullimit

EMRAT/ 32.5 kilogram kanabis, Prokuroria kërkon “burg” për


“Arrest me burg” ka kërkuar sot Prokuroria e Tiranës, për shtatë personat e arrestuar gjatë operacionit “Tranzit” mes tyre edhe vëllain e ish-shefit të qarkullimit Dibër Pajtim Aga.

Pas operacionit, u pezullua nga detyra shefi i qarkullimit Dibër Robert Aga, emri i të cilit doli edhe në përgjimet e publikuara nga Bild për zgjedhjet në Dibër.

“News 24” raporton se Prokurori ka bere me dije se prova më e fortë janë përgjimet dhe procesverbali i lëndës narkotike prej 32.5 kg kanabis në formë çokollatë.

Operacioni ‘Tranzit’ u krye me 18 janar, kur Policia e Shtetit arrestoi 7 persona dhe sekuestroi 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.

Personat e arrestuar e kishin siguruar lëndën narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek e me pas e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Të arrestuarit:

Edmond Rajta

Pajtim Aga

Shkëlzen Mazari

Devis Mija.

Fatjon (Paulin) Dodaj

Marsida Piperi

Arjet Halilaj.