AKTUALITET, 19 Maj 2020, 22:54

Emocionuese/ Neritan Liçaj në emision me një copë nga rrënojat e Teatrit Kombëtar!

Emocionuese/ Neritan Liçaj në emision me një copë nga


Të njëjtin gjest e kemi parë te Muri i Berlinit, ku qytetarë të ndryshëm tentonin të merrnin një copë nga muri që ndau për disa vite Gjermaninë. Por të njëjtin gjest ka bërë edhe aktori Neritan Liçaj.

I ftuar në "A-Show" në Syri TV për të folur mbi prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i cili bashkë me kolegë të tij protestoi për rreth 27 muaj në mbrojtje të kauzës së tyre, u paeraqit në studio me një copë të asaj godine.

"Dje kur ishte protesta jonë, i thashë policëve, dua një copë nga teatri ta kem kujtim. Ka një ndjenjë të veçantë, ndoshta ishte fat, që para se të shembej ajo godinë, ishin dy aktorë. Ndoshta morëm me vete shpirtin e aktorëve. Duke kujtuar profesor Gimin, Bujar Lakon, presor Landin. Të mëdhenjtë Naim Frashëri, Sandër Prosi...", u shpreh aktori dhe aktivisti Neritan Liçaj.