BALLKAN, 26 Maj 2019, 23:02

Emisioni turk e quan UÇK-në organizatë terroriste, reagon ashpër ambasadori: Zëdhënës të Serbisë


Gjatë një programi televiziv në Turqi, Ushtriça Çlirimtare e Kosovës (UÇK), është quajtur terroriste, gjë që ka çuar në reagimin e menjëhershëm të ambasadorit të Kosovës në Turqi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Avni Spahiu, ambasador i akredituar në Ankara, shprehet: “Celalettin Sencer Imer, qëndron shumë larg të vërtetës se (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) ka qenë si një organizatë terroriste. Ai është duke bartur propagandën serbe kundër Kosovës dhe popullit të saj, është një fyerje si për viktimat e luës së Kosovës, ashtu edhe për popullin e Kosovës që luuan për lirinë dhe te drejtat e tyre”.

Sipas tij, “Imer vazhdon të shërbejë si zëdhënës i propagandës serbe”.

https://www.youtube.com/watch?v=t2dZ79gO29I