TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas intervistimit në Prokurorine e Shteti, deputetja Flora Brovina ka dalë me një konferencë për shtyp duke dhenë sqarime rreth asaj që ka ndodhur dje dhe sot.
Deputetja Brovina, ka deklaruar se nuk e ka ditur që foto është false dhe jo vërtetë.
“Kurrë s’kam menduar që dikush mund të më skelle dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta, prandaj edhe me guxim e kam përdorur dhe besoj se shumica e situatave të dhunimit kanë qenë të ngjashme, prandaj nuk kam besuar që ky dokument të jetë i pasaktë”.
Vërtetësine e fotografisë do ta vërtetojnë organet kompetente , ka thënë Brovima.
Më poshte ajo ka thënë që është e gatshme të bashkëpunoje me institucionet e shteti për zbardhjen e të gjitha rasteve duke filluar nga helmimet, masakrat dhe dhunimet e grave të cilat gjithmonë i kanë besuar asaj për të ndarë përvojën e tyre.
Ajo shtoi se i pari i PDK-së, Kadri Veseli nuk e ka ditur se çka do të flas ose paraqesë në seancë.
“Kadri Veseli nuk e ka ditur rastin, kisha shumë dokumente të shumta me vete dhe nuk dija cilën ta bëjë të parën publike. Kisha dhe fotot e tjera që nuk i publikova prandaj edhe u konsultova”.
Në fund ajo tha që është në disponim të bashkëpunoje me të gjithë ata për të ndriçuar rastet për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.