TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eleni Foureira po bëhet virale me hitin më të fundit.
Një pjesë e koreografisë po përshtatet me këngë nga më të ndryshme dhe duket se rrinë po aq bukur.
Moderatori Ermal Peçi ka shpërndarë një video të sajën, duke i edituar ‘Vallen e krushqve’.
Kaq mjaftoi që videon ta ripostonte në profilin e saj Eleni, e cila e ka shoqëruar me emoje buzëqeshje.
Duket se jo të gjithë kanë kuptuar energjinë pozitive të videos, sidomos fansat grek, pasi në Instagramin e Ermalit nisi ‘lufta virtuale’.
Moderatori ka postuar disa mesazhe të mbërritura nga të huaj që e konsiderojnë Elenin greke, madje një prej tyre i drejtohet Ermalit: ‘Çfarë është vallja e krushqve? Hiqe videon tani, Eleni është vajza jonë (shoqëron dhe me flamuj grek).
Ndërkohë moderatori përfundon duke thënë se është fatkeqësi që edhe muzika përçan ndjekësit.