TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Holandë i është bërë atentat presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, Festim Latos, ku ai është ekzekutuar dhe menjëherë ka humbur edhe jetën. . Dyshohet se vrasja mund të jetë bërë për arsye politike. Mësohet se vrasja e Festim Latos ka ndodhur në Holandë nga persona të paidentifikuar. Familja e të ndjerit ka njoftuar Policinë e Holandës dhe rasti ka filluar që të hetohet.
Kush është Festim Lato?
Festim Lato ishte shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.
Një vit më parë Lato premtoi se Shqipëria e Madhe do të bëhet shumë shpejt.
“Në një kohë të shkurtër, sipas informacioneve që unë kam nga burime të ndryshme, di që kufijtë do të ndryshojnë, por në favor të shqiptarëve. Asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk do të kalojnë në dorë të grekëve, maqedonëve apo malazezëve. Të gjitha këto troje do të mblidhen dhe do të bashkohen në një qendër, në atë që quhet Shqipëria Natyrale”, ka deklaruar ai.
