AKTUALITET, 8 Janar 2020, 14:42

Ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen/ Snajperisti ishte maskuar si femër. Lidhja mes Armando Gjinit dhe banesës nga ku u qëllua

Ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen/ Snajperisti ishte maskuar si

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e djeshme e biznesmenit Kastriot Reçi në qendër të Rrëshenit. Autori që ka qëlluar me snajper në drejtim të 47-vjeçarit, ishte maskuar me paruke femre dhe i veshur me fustan, për ta pasur më të lehtë që të humbiste gjurmët.

Reçi u vra sapo doli nga makina, teksa po hynte në lokalin e tij, ndërsa ishte i shoqëruar nga vëllai. Nga pamjet filmike u pa se autori ka ecur në mënyre që fytyra mos t’i dallohej, për t’ju shmangur kështu identifikimit.

Ndërkohë, banesa nga ku u qëllua biznesmeni ishte e shokut të Armando Gjinit, një prej personave të vrarë gjatë kalvarit të hakmarrjeve mes dy fiseve. Sipas “BalkanWeb”, gjatë kohës që ky i fundit u vra, në gusht të 2019-en, Gjinit iu gjetën biseda me pronarin e banesës që u përdor dje si vend qitjeje nga ekzekutori.