TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Granit Xhaka nuk ka kaluar një periudhë të mirë së fundmi me Arsenali, ndërsa ka marrë kritika për mënyrën e lojës.
Mesfushori me origjinë shqiptare është parë si një nga shkaktarët e rezultateve të dobëta të topçinjve, megjithatë ka qenë ish-futbollisti i Liverpul, Deni Mërfi, i cili ka theksuar se nëse Xhaka do ishte pjesë e Liverpul, atëherë do të spikaste.
“Nëse Xhaka do ishte në skuadrën e Liverpul së bashku me Henderson dhe Fabinjo në krah, atëherë ai do të dukej një lojtar fantastik sepse ka shumë cilësi.
Është i mirë teknikisht, pason mirë dhe ka një gjuajtje të shkëlqyer me të majtën. Por, kur luan në një skuadër si Arsenali e cila vuan, atëherë është e vështirë”, u shpreh Mërfi.