AKTUALITET, 2 Korrik 2020, 12:53

Ekstradohen tre shqiptarë nga Greqia dhe Italia, ja për çfarë akuzohen

Ekstradohen tre shqiptarë nga Greqia dhe Italia, ja për


Ekstradohen nga Greqia dhe Italia tre shqiptarë të dënuar dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U ekstradua nga Italia shtetasi Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.