TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur projektin e rrugës Milot- Fier një projekt vjedhjeje. Teksa është takuar më operatorët turistikë në Divjakë, Basha u shpreh se kjo rrugë nuk ka asnjë shans të realizohet e shton se do të mbetet thjesht një projekt imagjinar.
“U bëj thirrje të heqin dorë nga ky hesap pa hanxhinë, biznesmenëve, që të vijnë nga të duan, se nuk kanë asnjë shans për ta marrë. Një nga ligjet e para që ne do të bëjmë do të jetë Ligji Antimafia, siç është edhe ky pseudotender 1.2 miliardë euro dhe vepra të tilla korruptive”, tha kreu i PD.
Më tej Basha u shpreh se qeveria e ardhshme nuk ka për ta njohur këtë projekt, të cilin e quan korruptiv.
“Tani do t’u them dhe diçka tjetër, se cili është prioriteti i kësaj qeverie, e cila në vend që t’I dedikohet çdo sekondë, çdo qindarkë për të pamundurit, e keni parë çka bërë dje? Ka dhënë koncension 1.2 miliardë euro për rrugën imagjinare Milot – Fier. Them imagjinare, sepse një pjesë e kësaj ruge është ndërtuar. E mbani mend Ramën kur thoshte rrugë rrugë rrugë… Pra, një qeveri në ikje që jep 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare . E kam thënë që qeveria e ardhshme nuk ka për të njohur asnjë prej këtyre vendimeve”, u shpreh Basha.