AKTUALITET, 3 September 2026, 15:03

Efektivët shoqëruan një person në Kuçovë pasi u konfliktua me të vëllain, traumatizohen fëmijët (VIDEO)

Një situatë e pakëndshme është shënuar në Kuçovë, pas një konflikti mes dy vëllezërve për tokën e tyre. Ngjarja është shënuar më 3 gusht.

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për tokën. Dashnor Toska ka kanosur me çifte të vëllain, ndërsa ky i fundit ka njoftuar policinë.

 Efektivët kanë shoqëruar autorin, i cili, sipas policisë i ka rezistuar shoqërimit drejt komisariatit për t’u marrë në pyetje. E gjithë situata është shënuar në prani të një fëmije të mitur, i cili dërgjohet duke thënë:

“Jo, jo, jo xhaxhi polici”.

Ndaj shtetasit Dashnor Toska ka nisur një procedim penal për kanosje.

VIDEO