TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është identifikuar 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar një ditë më parë në fshatin Golem të Shkodrës.
Viktima është Emiglino Nikolla, i cili po udhëtonte me një motomjet së bashku me një person tjetër, kur u përplas me një automjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, 16-vjeçari humbi jetën, ndërsa bashkëudhëtari i tij mbeti i plagosur.
Emiglino ishte një nga katër fëmijët e familjes Nikolla. Ai la pas dy vëllezër dhe një motër, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që e njihnin.
Ceremonia mortore e 16-vjeçarit do të zhvillohet këtë të premte, në orën 10:00.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ndodhi përplasja.