AKTUALITET, 16 Tetor 2020, 10:18

Raste të shumta me koronavirus, Greqia vendos në izolim kozanin, qytet afër Shqipërisë

Raste të shumta me koronavirus, Greqia vendos në izolim kozanin, qytet


Duke filluar nga dita e sotme qeveria greke do të vendosë izolimin në Kozani.

Mësohet se ky qytet afër Shqipërisë ka shifrat më të larta të të infektuarve me covid-19.

Banorët janë shokuar nga vendimi i papritur, pasi nga sot nuk lejohet dalja jashtë zonës, pa leje që posaçme.

Që nga sot maskat duhet të përdoren kudo, është pezulluar çdo aktivitet social, festiv, mbledhje pune.

Nuk funksionojnë gjykatat, hipotekat, njësitë administrative vetëm me takim elektronik, mbyllen dyqanet, parukeritë, qendrat e argëtimit, zonat arkeologjike, qendrat e argëtimit.

Me maskë të detyrueshme është bërë arsimi fillor e i mesëm, ndërsa mësimi on line është alternativa për universitetet.