AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 19:39

Edi Rama përkujton gazetarët e vrarë nga Enveri, harron firmën e babait për ekzekutimin e Havzi Nelës

Edi Rama përkujton gazetarët e vrarë nga Enveri, harron

Hipokrizia e Edi Ramës nuk ka fund.  Në një ceremoni për nder të gazetarëve Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, pushkatuar 40 vjet më parë nga regjimi komunist, Edi Rama i sforcuar, me një frymëmarrje të rënduar, doli përpara Elisa Spiropalit & co, për të nderuar gazetarët e pushkatuar 40 vjet më parë.

Njeriu që ka vrarë dhe ka blerë pjesën dërrmuese të medias shqiptare, tani ka dalë të celebrojë, rezistencën e dy gazetarëve ndaj regjimit komunist.

"Kokomani dhe Lezho, nuk kanë varre", - tha Edi Rama, ndërkohë që ai vetë, është duke hapur varrin e të gjithë medias shqiptare, duke bërë hapa prapa edhe në krahasim me kohën kur drejtonte Sali Berisha.

Nga fillimi i fjalimit, deri në fund, Edi Rama e pati të vështirë ta rregullonte frymëmarrjen e rënduar, me gjasë, si pasojë e ankthit për atë që e pret ditën e nesërme, nga një gazetar gjerman.

Por, në këtë fjalim, Edi Rama harroi të përfshinte edhe Havzi Nelën, poetin e njohur, të ekzekutuar me firmën e Ramiz Alisë dhe babait të tij, Kristaq Rama.

/TPZ.al/