TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siç shihet në këtë video gjatë shoqërimeve nuk kanë munguar as aktet e dhunës nga uniformat blu. Në video shihet një efektiv që qëllon nga pas një të shoqëruar, i cili ishte futur brenda makinës së policisë, ndërsa një vajzë thotë: “I gjuajti!”!
Në pamje shihet polici i cili godet disa here me grusht personin që ndodhet në makinë.
Deri tani, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, deri tani janë arrestuar tre protestuar, janë proceduar penalisht katër dhe janë shpallur në kërkim tetq të tjerë.
Kujtojmë që gjatë protestës së djeshme nuk munguan tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve, ku pati edhe të lënduar.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që sipas tyre duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e të riut 25-vjeçar.