LIFESTYLE, 14 Nëntor 2020, 13:43

Gold AG e merr malli për koncertet: Mbaruam duke ndenjur


Pandemia e COVID-19 që ka mbërthyer mbarë botën ka ndikuar shumë, që këngëtarët të mos mund ta zhvillojnë profesionin e tyre si gjithmonë.

Mosmbajtja e koncerteve, dasmave apo aktiviteteve të ndryshme ka ndikuar edhe ekonomikisht në jetën e shumë prej artistëve.

Përveç faktit që e kanë punë, ata po e ndjejnë edhe mungesën e publikut, atmosferës e duartrokitjeve të ngrohta. Së fundmi, ka qenë reperi Gold AG ai i cili ka rishpërndarë në InstaStory një shqetësim të tijin.

Videoja në fjalë shfaq një koncert nga e kaluara, ku reperi shihet nën atmosferën e zjarrtë të shumë njerëzve – në kohën kur nuk kishte pandemi.

“Mbaruam duke ndenjur”, ka shkruar reperi nga Presheva në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Me këtë ai tregoi se po e ndjen mungesën e kohës kur organizoheshin koncertet dhe mezi pret të rikthehet në skenë për të performuar para publikut.