TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Nuk kam pasur asnjë konflikt me policin shokun e tij. Ata na zunë rrugën me makinë dhe nisën të gjuanin me sqepar”. Kështu deklaron Xhoen Osmani, i cili ra dje pre e dhunës së një punonjësi policie dhe shokut të këtij të fundit.
“Debati dje, pak a shumë siç e thatë edhe juve. Nuk është se kemi patur ndonjë konflikt të mëparshëm, apo problem. Na prenë rrugën kur po parkonim, ku mbidhen tërë gazetarët për të raportuar për COVID-in. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një person tjetër, që kishin një separ në dorë dhe filluan të thyenin xhamin para dhe më pak xhamin e passagjerit dhe më pak po më qëllonin edhe mua. Unë po mundohesha të vetë mbrohesha. Më pas erdhi dhe patrulla e policisë. Me ata persona nuk kemi pasur debate më herët. I njihja si fytyra. Më qëlluan automjetin dhe unë para disa fraktura. U kapën në atë moment, pa thënë asnjë fjalë. Vajza që kisha në makinë është një e afërmja ime, s’ka lidhje me këtë çështje. Na mbajtën në polici, na pyetën. Edhe vajza u shoqërua.”, tha Xhoel Osmanaj.