LIFESTYLE, 30 Maj 2021, 14:40

E thotë më në fund, Ardit Gjebrea: Unë votova për Fifin dhe Brunon, kam çuar nga një mesazh në dy telefonat. Sorry Alban!

E thotë më në fund, Ardit Gjebrea: Unë votova për Fifin


Adit Gjebrea ka bërë të ditur ditën e sotme se votën në ‘Kënga Magjike’ ia ka dhënë Fifit dhe Brunos. Moderatori i ‘Kënga Magjike’ tha se këtë vit vendosi që ti jepte votën e tij dy artistëve, pasi kënga e tyre i kishte pëlqyer shumë. Duke i kërkuar falje, Alban Ramosajt, i cili ishte fituesi i këtij edicioni, Arditi tha se ka dhënë dy vota pasi ka dy telefona.

Ardit Gjebrea: Unë kam dy telefona, kam votuar nga të dy për Fifin dhe Brunon. Kam cuar nga një mesazh për ju të dy. Thashë dhe unë do të votoj. Sorry Alban thashë të vërtetën, e dija që ti ishte vota e publikut.