LIFESTYLE, 29 Maj 2021, 13:02

Vesa Luma emocionon me urimin dedikuar të birit: Sa shpejt shkuan 5 vjet

Sot në familjen e Vesa Lumës dhe Big Bastës është një ditë e veçantë, pasi djali i tyre feston ditëlindjen. Ka qenë këngëtarja që ka publikuar një foto shumë të ëmbël të Lianit me shumë tullumbace në duar. Sakaq, Vesa i ka dedikuar edhe disa fjalë shumë emocionuese të birit, me të cilat ka prekur zemrat e të gjithëve. “Happy Bday my ? Gezuar jeta ime @lianxhari ! Sa shpejt shkuan 5 vjet ❤️..ti vazhdon na ben krenar cdo sekond te jetes me karakterin tend luftarak,kujdesin e respektin ndaj nesh dhe shokeve tu ,e me shakat e tua ,e talentin qe ke ..qe na ben cdo sekond te jetes te lumtur e te bekuar qe te kemi! Te uroj ma te mirat e kesaj bote! Te me jetosh gjate sa malet me shendet lumturi e fat ne jete! Te duam me se shumti ne bote!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos. Kujtojmë që Vesa dhe Bigu jetojnë prej kohësh në Australi bashkë me djalin e tyre, ku ushtrojnë edhe aktivitetet e tyre muzikore.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)