LIFESTYLE, 29 Maj 2021, 13:30

Besi dhe Xhensila këtë fundjavë “harrojnë” plazhin dhe u futen punëve të shtëpisë

Ndryshe nga zakonisht, këtë fundjavë çifti shumë i dashur nga publiku ka vendosur ta kalojë në shtëpi.

Besi dhe Xhensila së bashku me të voglën e tyre, Ajka janë kujdesur për kopshtin e shtëpisë, duke mbjellë lule.

Ka qenë këngëtarja ajo që ka publikuar disa video, në të cilat shihet Besi duke mbjellë lulet në kopsht, ndërsa po i ndihmonte edhe vogëlushja.

Ajo bashkë me Besin mbollën dhe ujitën lulet, ndërsa këngëtarja po i shikonte nga afër.

Më pastaj, ajo tregoi se edhe vet i është përveshur punës, duke filluar të ujisë lulet që i kishte mbjellë Besi në mëngjes.

Familja Kallaku dukeshin shumë të lumtur teksa po merreshin me të njëjtin aktivitet dhe padyshim se po kalonin kohë së bashku.