TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Guinea, Afrika Perëndimore. Mediat e huaja bëjnë me dije se 15 njerëz në një minierë artizanale ari kanë mbetur të vdekur pasi janë zënë poshtë nga dheu i cili ka rrëshqitur.
Mediat shkruajnë se katastrofa ndodhi të shtunën në provincën e largët Siguiri, 800 km nga kryeqyteti Conakry.
Mes viktimave mësohet se kanë qenë edhe dy gra, ndërkohë qeveria ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet.
Zona mban disa nga rezervat më të mëdha të arit të vendit të Afrikës Perëndimore.