AKTUALITET, 9 Maj 2021, 16:12

Video/ Shkrumbohet nga flakët autobusi i pasagjerëve në Kavajë, detajet e para nga ngjarja

Video/ Shkrumbohet nga flakët autobusi i pasagjerëve në

Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Kavajë-Lushnje.

Për pasojë është djegur totalisht mjeti, ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Pamjet e momentit janë publikuar nga rrjetet sociale nga ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe faqja “Aksidente Rrugore”.