AKTUALITET, 9 Maj 2021, 17:10

Koronavirusi në Shqipëri, një i vdekur dhe 57 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, një i vdekur dhe 57 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1952 testime nga të cilat 57 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me Covid19

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, apelon MSH.

Statistika (09 Maj 2021)

Raste të reja ditore 57

Të shëruar në 24 orë 963

Të shtruar në spitale 107

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1,952

Testime totale 658,828

Raste pozitive 131,723

Raste të shëruara 117,089

Raste Aktive 12,222

Humbje jete 2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10244

Shkodër 341

Fier 294

Korçë 234

Gjirokastër 245

Durrës 199

Vlorë 189

Elbasan 134

Lezhë 101

Berat 91

Dibër 85

Kukës 65