AKTUALITET, 13 Dhjetor 2019, 10:29

E RËNDË/ Çifti i të rinjve vetëhelmohen pesë ditë pas dasmës, humb jetën gruaja, rëndë bashkëshorti

E RËNDË/ Çifti i të rinjve vetëhelmohen pesë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Librazhd, ku një çift të rinjsh kanë mbërritur të helmuar në spitalin e qytetit.

Mësohet se Olsian Hajdari 27 vjeç, dhe Rezarta Hajdari 19 vjeçe kanë helmuar veten, ndërkohë që e reja ka humbur jetën, pak minuta pasi ka mbërritur në spital.

Burime bëjnë me dije se 27 vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit, po ashtu në gjendje të rëndë për jetën.

Të rinjtë ishin martuar të dielën, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat që kanë shtyrë të rinjtë drejt aktit ekstrem.

Nëse shohim profilet e tyre në rrjetet sociale, ata postonin foto të njëri tjetrit, shoqëruar dhe me fjalë të ngrohta, ku nuk mungojnë as pamjet nga dasma e tyre që u mbajt të dielën.

Çifti u pikas në gjendje të rëndë nga nëna e Olsianit.